Komuna e Klinës nënshkruan kontrata me përfityesit e projektit “Integra”

NËNSHKRUHEN KONTRATAT ME PËRFITUESIT E PROJEKTIT “INTEGRA”

Kryetari Zenun Elezaj bashkë me nënkryetaren e Komunës së Klinës, Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Ilir Bacaj, përfaqësues të projektit “Integra”, kanë nënshkruar kontratat me përfituesit e këtij projekti nga komuna e Klinës.

Ky është njoftimi i Elezajt:

Idetë, planet dhe premtimet që i kemi dhënë në fushatën zgjedhore po vazhdojmë t`i realizojmë. Një premtim që tashmë po realizohet është edhe mbështetja e projekteve të vetëpunësimit, krijimi i bizneseve të vogla, Start-Up, falë bashkëpunimit në projektin “Integra”.

Vlera e projektit është 20 000 euro, ndërsa në kuadër të këtij projekti kanë përfituar disa qytetarë, të rinj, gra dhe të riatdhesuar, të cilët kanë projektuar idetë e tyre dhe janë përzgjedhur nga bashkëpunëtorët në mënyrë krejt transparente.

Ky nuk është projekti i parë e as i fundit i kësaj natyre dhe shpreh gatishmërinë time që të realizojmë edhe në të ardhmen projekte të tilla.

Projekti “Integra” financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – BMZ, Komuna e Klinës dhe po zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB.