B.M nga Buroja është viktima që vdiq në aksidentin e sontëm, në Zajm të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Zajm.

Klina info raporton se aksidenti, përveç se është shoqëruar me dëme materiale, ka pasur edhe të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar për Klina info se njëri nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë, sipas mjekëvë në Spitalin e Pejës.

Burime të Klina info bëjnë të ditur se viktima është B.Mulaj, nga Buroja e Skënderajt.