Vdes njëri nga të lënduarit nga aksidenti afër Nora Market

Rreth orës 17:10 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Zajm (magjistrale). Si pasojë e aksidentit, janë lënduar 6 persona, 3 prej të cilëve janë dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë në Regjionin e Pejës, Fadil Gashi, njofton për Klina info se njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë, gjë të cilën e kanë konstatuar mjekët
Klina info do të ju mbajë të informuar./Klina info/