Nesër zhvillohet derbi i qytetit në Volejboll Kv.Dukagjini Vs Kv.Klina

Neser zhvillohet ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor në ligën e parë të Volejbollit të femrave. Këtë javë takohen dy ekipet e qytetit të Klinës Kv.Dukagjini dhe Kv.Klina per të 5 herë rradhazi. 3 ndeshjet e zhvilluara në mes të ekipeve kanë përfunduar në favor të ekipit Kv.Klina ndërsa njëra prej tyre në favor të ekipit Kv.Dukagjini. Se si do të vazhdojë rrjedha e fitoreve ndaj ndeshjeve së dy ekipeve mbetet të shihet nesër duke filluar nga ora 18:00′ në Palestrën sportive “Adem Jashari” Klinë.
Momentalisht që të dyja ekipet gjenden në një pozitë të mirë të tabelës, Kv.Klina në vend të tretë dhe menjëherë pas saj ekipi i Dukagjinit.
Vajzave të dy ekipeve u urojmë shumë suksese, dhe i falenderojmë për përfaqësimin e mirë që po i bëjnë qytetit të Klinës në këto gara./Klina info/