Dy të rinj shqiptar vdesin në një aksident trafiku në Itali, policia jep detaje

Dy të rinj shqiptar vdesin në një aksident trafiku në Itali, policia jep detaje

INDEKSONLINEE Diele, 04 Gusht 2019 17:15

Dy shqiptarë respektivisht të moshës 24 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën pasi janë përplasur me murin e një autostrade, ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre me targa shqiptare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 06.00 të mëngjesit të së dielës në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso, e cila cilësohet edhe si vrasësi i rrugëve, për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur në të.

Siç raporton “Corriere della sera”,  dy shqiptarët po udhëtonin me një Wolksëagen Golf GTI kur dolën nga rruga dhe u përplasën me murin e çimentuar që mbronte një kantier në Pedemontana.

Policia tha se janë ende të pazbardhura motivet sesi dy shqiptarët humbën drejtimin e mjetit, duke ndryshuar kursin e drejtimit të mjetit, kur u përplasën me murin rrethues të kantierit. Viktimat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano.

Në raportet e policisë italiane, sipas shifrave nga viti 2011 deri në vitin 2018 rezulton se autostrada Pontebbana është autostrada më e rrezikshme në Itali, që ka marrë shumë jetë njerëzish, duke u cilësuar edhe si “Killeri pontebanna”.