Jashari: Nesër për shkollat në Skenderaj, do të jetë ditë pune

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përes një postimi në FB ka njoftuar se nesër në shkollat dhe institucionet komunale, do të jetë ditë pune.

“Vendimet e institucioneve tona, të ndertuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë ne.

Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur është e pa arsyeshme dhe nuk ka nevoj të ndodhë.

Populli ynë ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë e edukojmë gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë shumë që të jetësojmë amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë”, ka shkruar ai.

Derisa në fund kërkim mirëkuptim nga mësimdhënësit.

“Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç tjerash tu shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare”