Policia e Kosovës aksion në veri, cak bizneset e paregjistruara

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka përfunduar një aksion në tetë lokacione në rajonin e Leposaviqit.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri Veton Elshani.

Elashani theksojë se kanë hasur në dy biznese të paregjistruara.

“Sot gjatë ditës Policia e Kosovës respektivisht Rajoni Mitrovica Veri ka bastisur 8 lokacione në rajonin e Leposavicit (2 në Soqanicë, 2 në Kamen dhe 4 në Leshak).

Nga këto biznese 2 kanë qenë të regjistruara e 6 të paregjistruara.

Dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirr edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës. I lusim qytetaret e Veriut të Kosovës që ti regjistrojnë Bizneset e tyre dhe mos të vejnë në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha”, ka thënë Elshani për IndeksOnline.