Kosovari la gruan matanë kufirit pasi nuk i kishte tri doza të vaksinës

Qytetarët që kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri janë shprehur të pakënaqur me masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Në pikën kufitare në Morinë gjashtë korsi janë të hapura për të hyrë e për të dalë nga Kosova, mirëpo në asnjërën nuk ka vetura.

Edhe disa prej atyre që ia mësyjnë Kosovës, detyrohen të khehen nga kanë ardhur.Krejt kjo vie nga një vendim i Qeverisë së Kosovës, ku bëhet e obligueshme posedimi i tri dozave të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Por kjo masë e ekzekutivit kosovar, nuk po mirëpritet nga shtetasit e Shqipërisë.Megjithatë kishte edhe prej tyre të imunizuar me dozën e tretë.Një qytetar i Kosovës që është i martuar në Shqipëri thotë se u detyrua të udhëtonte pa gruan e tij.“Unë edhe ky i kemi tri doza.

Është problem, tepër problem. Shoqja nuk e ka asnjërën dozë. Unë shoqen e kam andej, këndej s’mundem me e qit”, tha ai për T7.Përveç kundërshtimeve, kjo masë e Qeverisë po mirëpritet nga profesionistët shëndetësorë.

Arsyetim rreth këtij vendimi ka dhënë vetë ministri i Shëndetësisë.Latifi u shpreh se vendimi për masat e reja anti-Covid megjithatë do të rishqyrtohet.Vendimi për masat e reja anti-Covid ka hyrë në fuqi më 22 janar dhe do të zgjas deri më 4 shkurt