Pantina: S’ka aryse që të rritet mbështetja për VV-në, Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pas lufta

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina thotë se për tri vite të Qeverisë Kurti në pushtet nuk kanë parë asnjë rezultat.

Pantina thotë se, me qeverisjen e Kurtit ka pas ngecje e përkeqësim të shumë situatave, teksa thotë se nuk e di arsyen pse duhet të rritet mbështetja ndaj VV-së.

“Këto gati tri vite sa ka qeverisë Vetëvendosje, nuk kemi pa asnjë rezultat të punës së tyre që ka rritur mirëqenien e qytetarëve. Përkundrazi vetëm ka pasë ngecje dhe pëkeqsim sidomosa në inflacion. Pranda, nuk e di cilat do të ishin arsyet pse duhet rritur mbështetja për VV-në”, tha Pantina.

Pantina e cilëson Qeverinë Kurti si më të dobtën qysh nga paslufta, teksa paralajmëron që pasojat do të ndihen më mirë në të ardhmen.

“Edhe në dialogun me Serbinë, Kosova nuk ka arritë asnjë përparim. Madje për herë të parë që nga krijimi i shtetit të Kosovës jemi përballë me sanksione nga BE-ja. Qeverisja e VV’së është më e dobëta që nga paslufta, por pasojat e saj do të ndihen më shumë në ardhmen, ndonëse disa prej tyre tashmë kanë filluar të ndjehen, siç është rritja e faturave të rrymës”, tha Pantina për GazetaBlic.