Përfundon ndeshja në Klinë, Dukagjini dhe Llapi ndahen baras

Dukagjini dhe Llapi e kanë nisur me barazim stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Metro.

Klinasit dhe llapjanët ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 18’të në kampionatin kosovar.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ’18 Qershori’ ka përfunduar baras dhe pa gola, përkundër disa rasteve të mira shënimi nga të dyja skuadrat.

Pas këtij barazimi, Dukagjini tani ka 9 pikë dhe mbetet në pozitën e fundit në tabelë, ndërkaq Llapi tani ka 25 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë./Klinainfo/