Besim Hoti në mbështetje të Fadil Gashit dhe Filloreta Berishës, citon një thënje të Rugovës

Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, u ka dhënë mbështje dy kandidatëve për deputëtë që janë pjesë e listës së LDK-së, Fadil Gashit dhe Filloreta Berisha.

Hoti në një postim në FB ka publikuar një fotografi me dy kandidatët që përfaqësojnë Klinën në zgjedhjet e 14 shkurtit teksa ka shkruar:
“Kokën mund të ma ndërrojnë,
por mendimin kurrë”. I. Rugova
Më Fadil Gashi dhe Dr. Filloreta Berisha
deputetë të ardhshëm të Kuvendit
të Republikës së Kosovës.