LLAPJANI 20-VJEÇAR QË E JETON SIKURSE PLAK: KAM QEJF TA KEM EMRIN SHABAN

Është vetëm 20 vjeç, por duket shumë më i moshuar. Yll Raçi nga Podujeva ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.

Personat me të cilët shoqërohet Ylli janë jo moshatarët e tij, por njerëz të moshës 70-80 vjeçar. Ai nuk del me shokët në kafiteri, të gjithë ata i fton t’i bashkohen në odën e tij në fshat. Pasi që jeta në qytet nuk i pëlqen, ai ka zgjedhur të bëjë jetën si në të kaluarën, e pa përtesë merret edhe me bagëti.

Veshjen ai e gjen nëpër zona ku ende ruajnë traditën e nganjëherë edhe i qepë. Ndërsa thotë se së kudo që shkon plisin nuk e largon nga koka, kjo për të ruajtur vlerat e kombit shqiptar.

Madje ai thotë se dëshiron ta ketë emrin tradicional dhe jo modern.

Për këto dhe më shumë detaje, ndiqeni intervistën e plotë të Yll Raçit.

SHARE