Për 8 ditë, 35 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Që nga 1 korriku në Kosovë kanë vdekur 35 persona si pasojë e koronavirusit.

Ndërkaq për tetë ditë janë regjistruar 1222 raste të reja.

Në muajin qershor janë konfirmuar 51 viktima nga 2878 raste pozitive sa ishin në total.

Kurse vetëm të dielen u regjistruan 9 vdekje, për 5 prej tyre që vdiqën në QKUK, prokuroria ka nisur hetimet.

Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.