Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite falja e gjobave gjatë pandemisë

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Mbledhja e tyre do të fillojë në ora 12:00, teksa në rend dite do të jetë edhe falja e gjobave për bizneset e prekura nga situata me COVID-19,

Pikat e rendit të ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.    Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,

5.    Votimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, 

7.    Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,

8.    Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,