Dreshaj pro Qeverisë Kurti: Ishte vendim i sovranit

Ish-deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka përshëndetur formimin e qeverisë së re, në krye me Albin Kurtin.

Përmes një statusi në Facebook, Dreshaj ka bërë thirrje që në çdo nismë në të mirë të vendit, kjo Qeveri të gëzojë përkrahjen nga të gjitha nivelet politike në vend, dhe në të kundërtën të ketë opozitarizëm të fuqishëm ndaj çdo vendimi në dëm të shtetit e qytetarit, shkruan Indeksonline

Postimi i plotë:

Uroj gjithë qytetarët e Kosovës për Qeverinë e re të zgjedhur me në krye Albin Kurtin. E përkrahi Qeverinë Kurti për të vetmen arsye, sepse ishte vendim i sovranit.

Uroj që të iu ecë mbarë, të punojnë në të mirë të qytetarëve, dhe Kosova të bëj hapa përpara në çdo sferë të jetës.

Bëj thirrje që në çdo nismë në të mirë të vendit, kjo Qeveri të gëzojë përkrahjen nga të gjitha nivelet politike në vend, dhe në të kundërtën të ketë opozitarizëm të fuqishëm ndaj çdo vendimi në dëm të shtetit e qytetarit.

Personalisht, jam i gatshëm të jap çfarëdo ndihme nga vetja për zotëri Kurtin e zonjën Osmani që së bashku të krijojmë ekonomi të fuqishme, vende të reja pune, por sidomos forcim të rendit e ligjit.

Unë vazhdoj të jem krah mbështetës i Ramush Haradinajt dhe besoj e shpresoj që me ndryshimet e reformat në parti, të rikthehemi më të fuqishëm e dinjitetshëm.

G.D

SHARE