Vuçiq do të kërkojë nga NATO vendosjen e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të kërkojë nga NATO të lejojë vendosjen e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Këto deklarata, Vuçiq i bëri në një konferencë për media.

Megjithatë, presidenti serb nuk u tregua shumë optimist për këtë.

Ai tha se një kërkesë e tillë nuk ka gjasë të aprovohet.

Vuçiq tha se këtë kërkesë do t’ia bënte me një letër komandantit të forcës së NATO-s FORK.