Këto janë lokacionet ku Policia sot kreu bastisje në Klinë

Sot në orët e para të mëngjesit Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Klinë.

Me ç’rast janë bastisur disa lokacione të ndryshme, aksion ky për kontrollimin e armëve dhe drogës.

Siç mëson Klina.info bastisje janë kryer në qendër në Klinë, fshatrat Shtupel, Jashanicë, Volljak dhe Grabanicë.