Ky është vendi ku dyshohet se kreu vetëvrasje Kryeziu, flasin nga Policia

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu dyshohet se i ka dhënë fund jetës në fshatin Mleqan të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se i dha fund jetës në njërën nga objektet e bizneseve të tij.

Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se një person i moshës madhore është gjetur i varur pasditen e sotme.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesit familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

/GazetaSinjali/