ILIR META VIZITON FAMILJEN RUGOVA: NDAMË KUJTIME JETËSORE TË PRESIDENTIT HISTORIK

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ka vizituar sot familjen e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Meta është pritur sot nga familja Rugova, ku në profilin e tij në Facebook, ka postuar disa foto, me ç’rast ka shkruar se është përherë kënaqësi të jetë në këtë familje.

“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova”, ka shkruar Meta.

Tutje presidenti shqiptar, ka treguar se gjatë këtij takimi kanë ndarë plotë kujtime të jetës së presidentit, Rugova.

“Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon”, ka shkruar Meta