65 aksidente trafiku brenda 24-orëve, dhjetëra persona marrin lëndime

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës janë raportuar gjithsejtë 65 aksidente trafiku, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se 18 nga to janë me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 332 gjoba trafiku ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e komunikacionit.