A do të ketë ulje të çmimeve të derivateve në Kosovë? 

Është në rritje e sipër çmimi i derivateve në Kosovë. Rreth kësaj ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i cili dha lajmin e hidhur për qytetarët e Kosovës.

Ai për Indeksonline thotë se rritja e çmimit të derivateve është duke ndodhur në tërë globin e jo vetëm te ne.

Siç thotë Berjani, stabilizim të tregut do të kemi pasi të përfundon lufta Ukrainë – Rusi.

“Sa i përket rritjes së çmimeve se a do të ketë rritje dhe sa do të mbërrin çmimi nuk mundemi me paragjyku se ka lëvizje të mëdha në berzen ndërkombëtare. Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë. Por rritja e çmimit të derivateve eshtë duke ndodhur në tërë globin e jo vetëm te ne.

Besoj që qytetarët tanë janë duke e kuptu se rritjen e çmimeve e dikton berza dhe kjo po ndodh në tërë botën. Stabilizim të tregut do të kemi pasi të përfundon lufta Ukrainë & Rusi”, thotë Berjani.

Sot çmimet e derivateve janë: Dizelli 1.75 cent kurse Benzina 1.77 cent.