Boksieri i Dukagjinit, tekniku më i mirë në Kampionatin e Boksit në Kosovë

Me datë 25 nëntor, boksieri nga Klina, Planet Berisha ka fituar kundër boksierit nga Mitrovica,shkruan Klina info.

Kjo është fitorja e dytë, pasi që ai mposhti edhe boksierin gjakovar në finale.

Kështu boksieri klinas u zgjodh edhe tekniku më i mirë në Kampionatin e Boksit të Kosovës.

KB Dukagjini ka falënderuar Federatën e Boksit, si dhe Latif Lato Demolli për organizimin

Po ashtu për këto suksese klubi falënderon edhe kryetarin e tyre Januz Dervishin për kontributin. Drejtorin Hajdin Balaj dhe trajnerin Ramiz Balaj./Klina info/

Derisa ju urojnë suksese boksierëve të tjerë të Dukagjinit, në Kampionatin e Juniorëve.