Selmanaj: Liberalizimi i vizave s’varet më nga Kosova

Kosova ka disa vite që pret liberalizimin e vizave. Megjithatë, zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj, po thotë se kjo çështje nuk është më në dorën e Kosovës.

Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret e kërkuara nga Brukseli.

“Dua të them shqetësimin e qeverisë së Kosovës për mungesën akoma të një vendimi shumë meritor për popullin e Kosovës që është liberalizimi i vizave. Kjo situatë nuk është më në dorën tonë. Kosova ka zbatuar detyrat e saj ose të them ato detyra që na janë listuar nga ana e BE-së. Tash kemi disa rekomandime ose vlerësime qoftë të Parlamentit Evropian, qoftë Komisionit që ky vendi të merret”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se si qeveri nuk po arrijnë që të kenë më mirëkuptim pse kjo nuk po ndodhë por mbeten më shpresë që do të ketë reflektim pozitiv nga shtetet që janë hezituese.

Këto deklarata ai i dha në panelin e diskutimit të organizuar na “Demokraci Plus” , me temën “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!.

Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk gëzon liberliaizmin e vizave, ndonëse lëvizja e lirë e qytetarëve ishte premtuar në vazhdimësi nga udhëheqësit politik të vendit.