Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar lidhur me misionin e UNMIK-ut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë.

“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB.