Preshevarja dëbohet pas gjashtë vjetësh në Kosovë (VIDEO)

E enjtja do të jetë dita e fundit që Vjollca Elezi mund të qëndrojë në Kosovë. Nëse shtetasja serbe me origjinë shqiptare nuk i bindet vendimit, do të largohet me forcë drejt Serbisë.

Urdhrin për një veprim të tillë e ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme me arsyen se e njëjta nuk ka leje qëndrimi në Kosovë.

Vetë 23 vjeçarja nuk ka qenë e gatshme të flasë para kamerës, por një familjar i ngushtë i saj tregoi se ajo në fakt që nga ardhja e saj nuk ka pasur leje, por është lejuar t’i vijojë studimet.