BE: Kosova ka të drejtë t’i ndryshojë gradualisht targat “KM”, por duhet periudhë tranzicioni

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Nabila Masrali, ka thënë se Kosova “ka të drejtë të ndërrojë gradualisht targat KM, por ky proces duhet të jetë në kuadër të dialogut”.

“Ju e keni parë deklaratën tonë, në të cilën kemi thënë se jemi në dijeni për vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat, theksojmë qartë se Kosova ka të drejtë që gradualisht t’i ndryshojë targat KM, por ai proces duhet të jetë brenda kornizës së dialogut. Ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjet nga dialogu i dy palëve dhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2016”, tha Masrali.