Sot u hap afati, por deri kur keni kohë të aplikoni për t’i tërhequr 10% nga Trusti

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës për pak do të fillojë t’i pranojë aplikacionet për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale,

Pas shumë mesazheve nga lexuesit, se nëse aplikojnë në fund të afatit për tërheqjen e 10%, a i bie se do t’i marrin kursimet e akumuluara edhe për këta muaj, ka kontaktuar zëdhënësin e Trustit, Jeton Demin.

“Për gjithë këta muaj, pra 4 muaj sa të kenë të hyra akomulohen në këtë rast. Derisa të jetë në fuqi ligji, kurdo që aplikojnë, i marrin kursimet e akumuluara”, tha Demi për Sinjalin.

Pra, edhe nëse nuk aplikoni sot apo këtë muaj, kurdo që aplikoni, do t’i merrni 10% nga kursimet që janë akumuluar deri atë ditë.

Edhe pse është hapur faqja e aplikimit për tërheqjen e 10% nga Trusti, ajo është bllokuar dhe është jashtë funksionit.

Nëse klikoni në www.trusti10.org , faqja nuk hapet.