Kuvendi Komunal i Klinës mbështet iniciativën që Lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i viktimave dhe gjenocidit

Në seancën e sotme të rregullt të punës së Kuvendit Komunal Klinë, me një deklaratë të përbashkët në mënyrë unanime nga anëtarët e Kuvendit u mbështet kërkesa e qendrës “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” , që LULËKUQJA të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Kuvendi i komunës së Klinës, vlerëson se e ardhmja e popullit tonë determinohet edhe nga ndërtimi i memories kolektive dhe përkujtimi i viktimave nga e kaluara jonë.
Gjithashtu u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat qe ishin në rend dite.