Arsenal: Faleminderit Granit

Granit Xhaka, nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Arsenalit.

Xhaka do të transferohet në Bundesliga te ekipi i Bayer Levekusenit me të cilët ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2028.

“Topçinjtë” e falënderuan atë për kontributin e tij.

Ai pati 297 paraqitje, duke shënuar 23 gola dhe duke i bërë 29 asistime.

Me Arsenalin, Xhaka arriti t’i fitojë dy trofe të FA Cup.

30-vjeçari deklaroi se përherë do të jetë “pjesë e familjes së Arsenalit”.

Kalimi i tij tek Leverkusen u bë edhe nga klubi gjerman.