SHBA, vdes shqiptari i parë nga koronavirusi

Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani i parë që ka humbur jetën nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai rrjedh nga një familje emigrantësh shqiptarë.

Ljuljovic ishte i ri në moshë dhe jo më larg se tetori i vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.

Lajmi e ka pikëlluar mbarë komunitetin e shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.

Shumë miq  janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet, njofton gazeta shqiptaro amerikane “Illyria” përcjell Klan Kosova.

Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York.