Policia del me deklaratë: Në protestën e sotme u lënduan 3 policë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për protestën e organizuar nga PSD kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike,

Sipas njoftimit, nga kjo protestë janë lënduar tre zyrtarë policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Njoftimi:

Sot rreth orës 14:00, në sheshin “Skëderbeu” në Prishtinë, një numër i konsiderueshëm personash kanë zhvilluar një aktivitet protestues.

Në përputhje me autorizimet ligjore, Policia e Kosovës ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës përpjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse.

Megjithatë, disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”.

SHARE