Therje me thikë në qendër të Pejës, Elshani: Një i lënduar, jemi në kërkim të autorëve

Një përleshje ka ndodhur në gjatë mbrëmjes në qendër të qytetit të Pejës.

“Pasojë e kësaj ngatërrese, duket therje me thikë, një person ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.”-ka deklaruar për ‘RADIO 1’, Veton Elshani – zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

Elshani shtoi se policia është në kërkim të autorëve, të cilët mendohet të jenë adoleshent.

“Është herët të kemi të dhëna precize, por jemi prreciz në ndjekjen e autorëve dhe presim që ti arrestojmë shpejtë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek korzo.”-deklaron Elshani./