Edhe komuna e Klinës përfiton grante nga programi “Bashkëpumimi ndërkufitar me Malin e Zi”

Sot, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Fatjona Gashi, dhe në prezencën e përfaqësuesve të institucioneve e organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, kanë marrë pjesë në ndarjen e grantëve të programit “IPA – Cross Border Cooperation Program – Bashkëpunimi ndërkufitar me Malin e Zi”, ku Komuna e Klinës, si partner i CDF-it, është ndër shumë komuna, OJQ e biznese përfituese të grantëve.

“Ky projekt është shumë i nevojshëm për ne sepse parasheh zhvillime të mëdha në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit në komunën tonë dhe do të fillojë të realizohet në një periudhë të shkurtër kohore”, shkruhet në njoftim.