Veriu i Mitrovicës “shtet në vete”, s’e format Qeverinë e Kosovës: Tregu po vazhdon si zakonisht

***
Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për kufizimin dhe shtrëngimin e masave me qëllim të mospërhapjes së virusit, nuk po zbatohet në Veri të Mitrovicës.

Qytetarët kanë dërguar disa foto në Jepi zë, ku shihet se dita e tregut po vazhdon si zakonisht.

Aty shihen grumbull i madh i qytetarëve që kanë dalur për të kryer blerjet e tyre. Ky grumbull i qytetarëve edhe më i rrezikshëm pasi, shumica nga këta persona janë banorë të jugut.

Ndërsa Tregu në pjesën jugore është i mbyllur dhe nuk ka fare qarkullim të qytetarëve, por siç duket shumica nga ta kanë vërshual tregun në veri.

Ndryshe, Qeveria mori vendim që nga mbrëmë të mbyllen të gjitha bizneset dhe aktivitetet e tjera deri të hënën në mëngjes.

SHARE