I jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që humbi jetën aksidentalisht në Austri

Robert Ibraj, 45-vjeçari nga Fshati Sopot i Gjakovës, ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Austri,

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit mërgimtarit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se të pikëlluar kanë mbetur e gjithë familja dhe farefisi Ibraj.

Postimi i plotë:

I dhamë sot lamtumiren e fundit stërnipit Robert Kolë Ibraj nga fshati Sopot i Gjakovës .

Na iku herët tepër herët në moshën 45-vjeqare pas një aksidenti në pune në Austri. La te pikëlluar nënën, vëllezërit, motrat bashkëshorten e fëmijët si dhe familjen e gjerë.

La prapa vetes vepra e kujtime të mira. Pusho në paqe nip i dashur. Do të kujtojmë gjithmonë siç ishe tepër i mirë e i mbarë.