Filloi asfaltimi i rrethrrotullimit Klinë-Pejë-Prishtinë

Ka filluar sot asfaltimi i rrethrrotullimit në udhëkryqin që lidhë Klinën me Pejën dhe Prishtinën, ndërsa punimet priten të përfundojnë brenda dy ditëve, kur edhe do të lëshohet për qarkullim të automjeteve.
Udhëkryqin që lidhë Klinën me Pejën dhe Prishtinën është ndër rrugët më të ngarkuara, sidomos në sezonin e verës kur shumë mërgimtarë vijnë në Kosovë për pushime.
Ndërtimi i rrethrrotullimit do të ndikojë në lehtësimin e komunikacionit dhe rritjes së sigurisë në rrugë./Klina.info