KONTINGJENTI SHQIPTAR I BASHKOHET STËRVITJES SË PËRBASHKËT TË KFOR-it

Ushtria e Komandës Rajonale Perëndimore përfundoi sot stërvitjen e përbashkët në mbështetje të misionit të KFOR-it, duke operuar në një skenar të kontrollit të turmës.

Në veçanti, në stërvitje u vendosën asete shqiptare, moldave dhe sllovene në Camp Novo Selo, të cilët simuluan një ndërhyrje trazirash me aftësinë për të përballuar lëshimin e mundshëm të shisheve ndezëse (kokteje molotovi).

Kontingjenti shqiptar, i cili iu bashkua KFOR-it në fillim të marsit, ka qenë gjithmonë një aleat serioz që tregon një përgjegjësi të pjekur në marrjen e plotë të rolit të tij për paqen dhe sigurinë e pandashme dhe globale.

Ndërveprueshmëria ndërmjet komponentëve të ndryshëm shumëkombësh, trajnimi i vazhdueshëm, njohja dhe krahasimi mbi procedurat e ndryshme tekniko-taktike për konsolidimin e aftësive operacionale, janë bazat që lejojnë një përpjekje sinergjike midis dhjetë kombeve që përbëjnë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it.

misioni i të cilit është garantimi i një mjedisi të sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjithë popullsinë në Kosovë, në përputhje të plotë me mandatin që derivon nga rezoluta 1244 e OKB-së e vitit ’99.