Në kuadër të takimeve rajonale me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot takimi u zhvillua me qendrat e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Në kuadër të takimeve rajonale me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot takimi u zhvillua me qendrat e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin sekretari organizativ i Lëvizjes, Alim Rama, sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare njëkohësisht ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zv. ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njëkohësisht kryetar i Qendrës në Istog, Mentor Arifaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës Gramos Agusholli si dhe aktivisti i Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Filiz Mustafa.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i Qendrës në Pejë, njëkohësisht zv. ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, kryetarja e Qendrës në Klinë, Teuta Mulaj, nënkryetarë, sekretarë e këshilltarët komunal të qendrave përkatëse.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i raportit mbi periudhën dy vjeçare të qeverisjes dhe diskutimit mbi arritjet e Qeverisë gjatë kësaj periudhe, arritje të cilat kanë qenë ndër prioritetet dhe masat konkrete në Alternativën qeverisëse mbi Shtetin e së Drejtës, Shtetin Zhvillimor dhe Shtetin Social.

U diskutua që prej uljes së burokracisë për ndërmarrjet, harmonizimin e një sërë ligjesh të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me Bashkimin Evropian, licensimin e më shumë pikave të karburantit, zvogëlimin e tarifës administrative, hartimin e strategjisë për zhvillim të bizneseve, me grante biznesore e deri te investimet në sport, kulturë e rini me dhënien e bursave për studime jashtë vendit.

Për rëndësinë që kanë për komunën tonë u diskutua edhe për rrugën Kijevë-Zahaq, ku do të rinisë një proces auditimi, gjithashtu edhe për lokalitetin arkeologjik të Dresnikut, ku përmes fondit amerikan do të bëhen investime të cilat do e bëjnë Dresnikun njërin nga vendet më të rëndësishme kulturore e turistike.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Klinë
10 Maj 2023