Osmani e pret sot ish-kryediplomaten greke që do ta shkruajë raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do ta pres në takim Raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

Takimi do të fillojë nga ora 10:00, thuhet në një njoftim të presidencës.

Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka caktuar ish-kryediplomaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.

Ndryshe, para disa javësh edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, u takua me Bakoyannis, ku u diskutua mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.