Mehaj: Vazhdon bashkëpunimi i frytshëm bilateral me ushtrinë gjermane

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se është duke vazhduar bashkëpunimi i frytshëm bilateral me ushtrinë gjermane.

Në takimin mes dy delegacioneve, u diskutua dhe analizua niveli i zbatimit të planit aktual bilateral 2022, duke u vlerësuar lartë shkalla e realizimit të të gjitha aktiviteteve të planifikuara.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtori Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin homolog nga Ushtria Gjermane, të cilët paraprakisht u pritën në takim mirëseardhjeje edhe nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj”.

“Në takimin mes dy delegacioneve, u diskutua dhe analizua niveli i zbatimit të planit aktual bilateral 2022, duke u vlerësuar lartë shkalla e realizimit të të gjitha aktiviteteve të planifikuara”.

“Gjithashtu, dy delegacionet u dakorduan për aktivitetet që do të përmbajë plani bilateral për vitin 2023 si dhe masat dhe veprimet që do të ndërmerren për realizim sa më të suksesshëm të tij”.

“Në fund, Kolonel Cakaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që Bundesëehr-i dhe Ministria e Mbrojtjes Gjermane kanë dhënë dhe po japin për zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe FSK-së”.