Pas shpalljes kampion, drejtoresha e KVF “Dukagjini” me postim: Vajzat tona do të vazhdojnë dhe më fuqishëm

Drejtoresha e Klubit të KVf “Dukagjinit”, Kristina Lazri pas shpalljes kampion të këtij klubi ka shkruar një postim në FB.

Ajo ka thënë se pas një punë dhe një angazhimi maksimal ditë pas ditë pa u ndalur asnjëherë i erdhi rendi edhe mometëve festive.

Ky është postimi i saj:

Ku ma mirë se në Dukagjin din të festojnë dhe ti gezohen të arriturave të klubit.
Mikëpritja, kujdesi dhe dashuria për njëra tjetrën e benë KVF “Dukagjini” Klinë një ekip të vecant.
Falëminderit shumë vajzave të ekipit që dhan maksimumin nga vetja për të arritur ketu ku jem në vecanti kapitenen Vlora D. Tafili
Faleminderit të gjithë prinderve të vajzave që asnjëherë nuk na lan vet.
Falëminderit të gjithë sponzoreve padallim të cilet me mundesit e tyre na ndimuan finaciarisht.
Falëminderit shumë Klina info për trasmetimin direkt të çdo loje si vedas kur ishim.
Faleminderit shumë Valbon B Tishukaj për fotografimin e çdo loje dhe çdo momenti qe ishim bashkë.
Falëminderit shumë mjekut të klubit Petrit Palushi për trajtimin e ledimeve të vajzave dhe pēr prezencen në loj.
Falëminderit shumë Ed Gjosha trajnere për angzhimin dhe kerkoj ndjes se shumë herë kam kerkuar me shumë që është dasht nga ti.
Falëminderit shumë Erza Zasella që përkunder angazhit tënd përsonal pranove me shumë dashuri të ishe pjesë e klubit, lojtare dhe psikologe e klubit e mbi gjitha motivi im përsonal që nuk me lejove mu dorzu edhe kur une isha shumë keq.
Vajzat e Dukagjinit do vazhdojn edhe me fuqishem bashk me qellime të reja, përforcime të reja dhe me akademin e vajzave që çdo ditë po rritet..!
Me respket dhe shumë dashuri
Drejtoresha e #KlubitTeKvfDukagjinit
Kristina Lazri