OJQ ZANA Klinë përkrahë 6 Fermere me Sera në Komunën e Klinës

Në kuadër të projekti:“Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i grave nga zonat rurale në fushën e bujqësisë” që implemenetohet nga thirrja për grante :Masa 4 Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi, duke targetuar gratë nga zonat rurale te vetë punësuara ne sektorin e bujqësisë.

Me këtë projekt është bërè fuqizimi dhe pavarësimi ekonomik për 6 gra nga fshatrat e Klinës që të fillojnë të rrisin kapacitetet e prodhimit bujqësore the të ndihmojmë në plasimin e këtyre produkteve në treg. Përmes një thirrje për aplikim janë përzgjedhë 6 gra që kanë përfituar ndihme në bujqësi: nga një sere dhe sistem të ujitjes pikë pikë. Përfitueset e projektit poashtu kanë ndjekur dy trajnime: kultivimi në sera, mënyra e mbjelljes, kujdesi, ujitja etj si dhe trajnim në krijimin e rrjetit të shitjes se produkteve të tyre. OJQ Zana i ka ndihmuar gratë përfituese që të lidhin marrëveshje për shitjen e produkteve të tyre bujqësore me marketeve dhe restoranteve.

Ky projekt është financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeminstrit..
#zhvillimiekonomik #gratë #bujqësia #ojqzana