Xhaka do të largohet nga Arsenali

LIVE
LAJME
KRONIKË
KULTURË
REALKOHA
SPORT
VËSHTRIME
HOROSKOPI
MARKETING
DHUNIMET DHE “DREJTËSIA”
SPORT
Xhaka do të largohet nga Arsenali

Granit Xhaka me gjasë nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit edicionin e ardhshëm. “The Sun” raporton të martën se mesfushori shqiptar do të largohet nga ekipi londinez këtë verë. Mësohet se palët tashmë janë pajtuar me këtë vendim, pasi Xhaka pritet që të transferohet në Bundesligë. Mësohet se ai do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit, ekip që po insiston për shërbimet e tij.

Në marrëveshjen për Xhakën, ekipi gjerman do ta përfshijë sulmuesin e krahut, Moussa Diaby, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Arsenalit.

Xhaka, 30-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin e ardhshëm, me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë, ndërsa është pjesë e ekipit nga Londra prej vitit 2016.

Ai ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ku ka shënuar 7 gola dhe ka bërë po aq asistime në të gjitha garat.