Befason Duda Balje, thotë se Milaim Zeka e tërheq fizikisht

Duda Balje ka befasuar me përgjigjen e dhënë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” është pyetur se cili është deputeti që e tërheq atë më shumë fizikisht.

Ajo ka vendosur të përgjigjet pa ngurrim duke përmendur emrin e Milaim Zekës, ani pse ky i fundit nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës.

”Rikujtojmë se edhe Milaimi në një intervistë ka zgjedhur Duden si deputeten më të zonjën dhe më tërheqëse në parlamentin e Kosovës.