Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega ne Klinë ka shpërndarë këto ditë 60 pako

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” po vazhdon aktivitetin e saj humanitar për të qenë pranë familjeve nevojtare.

Dega e kësaj shoqate në Klinë ka njoftuar se ka shpërndarë këto ditë 60 pako për nder të Natës së Kadrit dhe në vigjilje të festës së Fitër Bajramit.

Blerim ef. Musliu, koordinator i degës ka falënderuar të gjithë bamirësit për ndihmat e vazhdueshme që janë duke dhënë.