Vetura e ka goditur këmbësorin te Ura Klines

Aksident i rëndë në Pejë, vetura godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës, saktësisht tek vendi i quajtur ‘Ura e Klines’.

Vetura e ka goditur këmbësorin. Viktima sipas dëshmitarëve është në rrezik për jetë.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës.