13 mijë tifozë sonte në mbështetje të Ballkanit

Ballkani do ta jetë sonte përballë një sfide jashtëzakonisht të rëndësishme dhe emocionuese në vazhdën e aventurës së kësaj skuadre ne Ligën e Konferencës.

Ballkani e kryeson grupin G me katër pikë, por kjo vetëm falë goldallimi më të mirë sepse edhe tre klubet tjera kanë numër të njëjtë të pikëve.

Kampioni i Kosovës e pret sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe do ta ketë një mbështetje jashtëzakonisht të fuqishme nga tribunat.

Në fakt, tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, rreth 13 mijë sosht, aq sa është edhe kapaciteti i plotë i stadiumit në kryeqytet.

Javën e kaluar Ballkani e mposhti Sivasporin me rezultat 4-3 në Turqi në një ndeshje spektakolare.

Para kësaj ndeshje, trajneri Ilir Daja, dhe futbollisti Qëndrim Zyba u shprehën tejet optimistë për rezultat pozitiv edhe në ndeshje kthyese ndaj skuadrës turke.

Ndeshja fillon nga ora 21:00.