Ja sa mjekë dhe infermierë u infektuan me koronavirus në Kosovë

Punëtorët shëndetësor, si mjekët e infermierët, të cilët janë në vijën e parë të frontit në përballje me Covid-19, janë ndër persona më të rrezikuar nga ky virus.

Në Kosovë, në bazë të statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi janë 63 punëtorë shëndetësorë.

Infermierët të cilët u kujdesën për pacientët e sëmurë, 43 prej tyre u infektuar brenda institucionit shëndetësor, ndërkaq 5 nga ta jashtë institucionit.

Ndërsa, mjekë të infektuar janë 12, 4 prej tyre u infektuar jashtë QKUK-së.

Ndër të infektuarit, janë edhe një fizoterapeut, një farmacist dhe një teknik i farmacisë.