Afër 2 mijë kosovarë të infektuar me COVID-19 u kthyen në Gjermani për 1 muaj

Në katër javët e fundit 1 mijë e 755 kosovarë të infektuar me koronavirus janë kthyer në Gjermani.

Të gjithë këta (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve.

Shifrat janë publikuar nga Instituti Robert Koch.

Ambasada e Kosovës në Gjermani më herët u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve “që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane”