Deputetja e pozitës lë të hapur mundësinë që zgjedhjet nacionale të mbahen sivjet

Deputetja nga Lista Guxo në Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, e ka lënë të hapur mundësin që zgjedhjet nacionale të mbahen brenda këtij viti

Statovci në Kanal10, ka thënë se zgjedhjet nacionale mund të mbahen 60 ditë para afatit të rregullt, që nënkupton se ato mund të mbahen brenda vitit 2024.

“Ligji mundëson që 60 ditë më herët të ketë mundësi të shkohet në zgjedhje nga afati i rregullt, besojë që  në rrethana të tilla do të kemi thirrje edhe nga Presidentja që të ketë dakordim edhe me liderët e partive politike që trë konsiderohet mundësia”, është shprehur ajo.

Sipas Statovcit nëse zgjedhjet nacionale do të lihen për vitin e ardhshëm, atëherë ato do të mbahen në të njëjtin vit me zgjedhjet lokale që mund të shkaktojnë jo stabilitet në dinamikën e punës.

“Ka pasur diskutime që nëse shkohet në zgjedhje në vitin 2025, atëherë do të kemi zgjedhje nacionale edhe lokale dhe kjo do të nënkuptonte ç’rregullim edhe në raport me institucionet, formimin e qeverisë dhe ministrive dhe proceseve që ndërlidhen me të dhe pastaj zgjedhjet lokale që do të nënkuptonte një vit jo fort stabil me proceset dhe dinamikën e punës

Prandaj si mundësi do të ishte të shfrytëzohej 60 ditshi që na lejon edhe baza ligjore që zgjedhjet të realizohen brenda vitit 2024”, është shprehur ajo.

Statovci ka thënë se për mundësi tjera jashtë afateve të rregullta për zgjedhjet, nuk kanë pasur ndonjë diskutim.